Ofrojmë mish të freskët dhe bulmet të cilësisë së lartë, prodhuar në kushte natyrore, direkt nga Ferma Ivani, nga malet Qafë Kukës.
Mishi Bio Kukesi nga Ferma Ivani.

Shija e vërtetë fillon me përbërës natyralë – çdo pjatë, një udhëtim i shëndetshëm drejt traditës.
Gjithçka bio, Mish Kukësi dhe produkte nga fermerë të zonës!
Ushqime cilësore
Na lejoni t'ju shërbejmë...
Produkte bio
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj...
Shërbim korrket
Të shërbejmë është kënaqësi për ne...
Zgjidh Restorant Kukësi për një ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe me shije të pakrahasueshme.
Te ne, çdo copë mishi rrjedh nga natyra e paprekur e Alpeve të Kukësit. Me përkushtim ndaj standardeve më të larta të bujqësisë organike dhe mirëqenies së kafshëve, Mish Bio Kukësi ofron mish të freskët dhe natyral, pa hormone apo kimikate!
Produktet tona burojnë nga ferma të certifikuara bio, ku tradita e rritjes së bagëtive përzihet me teknologjinë bashkëkohore për garantuar cilësinë më të lartë.
Mish Viçi
Në zemër të natyrës së egër dhe të pastër të Kukësit, Mish Bio Kukësi sjell te tryeza juaj mish viçi të cilësisë së lartë, të rritur në mënyrë tërësisht natyrale.
Mish Qingji & Keci
Mish qingji dhe mish keci të rritur në liri, me ushqim natyral dhe kujdes tradicional. Kafshët tona ushqehen me bar natyral dhe ujë të pastër malor, duke siguruar një produkt të pasur me shije të veçantë, të butë dhe me vlera të larta ushqyese.
Bulmet
🧈 Gjalp Lope Bio – I përgatitur në mënyrë artizanale nga qumështi i lopes, gjalpi ynë ka një aromë të pasur dhe një teksturë të butë. Ideal për gatim, bukë të ngrohtë apo ëmbëlsira tradicionale.
🧀 Djath Dhie Bio – Me shijen e tij të mprehtë dhe të dallueshme, ky djath është i pasur me proteina dhe i lehtë për tretje. Përgatitet pa aditivë, me receta të trashëguara ndër breza.
🧀 Djath Dele Bio – Një djath i butë dhe aromatik, perfekt për çdo tryezë. Mban natyrën e egër të Alpeve të Kukësit në çdo kafshatë.
Traditë & Shije
Ju mirëpresim në një ambient të ngrohtë ku tradita takohet me cilësinë dhe mikpritjen:
Restorant Tradicional
Shijoni gatime të freskëta me mish bio, të përgatitura me përkushtim sipas recetave autentike shqiptare. Nga tavë kosi, te pjekje në saç – çdo pjatë ka një histori.
Piceri me Furrë Druri
Pica të përgatitura me brumë artizanal, produkte bio dhe të pjekura në furrë tradicionale me dru – për një shije të vërtetë mesdhetare.
Dyqan Mishi Bio
Zgjidhni mish viçi, qingji, keci apo produkte të tjera të freskëta direkt nga fermat tona. Pa hormone. Pa kimikate. Vetëm mish i pastër dhe i kontrolluar.
Bar-Kafe
Një kënd relaksi ku mund të shijoni kafe të mirë, çajra bio, pije të ftohta apo verëra vendase pas një vakti të mirë.
Atmosferë e Përsosur për Çdo Ngjarje
Gati për të shijuar traditën?
Rezervo një tavolinë dhe provo mishin dhe bulmetin tonë bio në një ambient mikpritës dhe të ngrohtë.
